Transmetuar më 23-01-2020, 16:40
Vilson Tafçiu (Noka)

Autori i dyshuar që mori jetën e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në orët e mbrëmjes të 20 janarit në Astir, është vetëdorëzuar sot në polici.

Si pasojë e trysnisë nga ana e policisë me anë të kontrolleve në objekte, ndërtesa, hotele, dhe godina të braktisura, dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes.

Ai është identifikuar si Noel Disha, 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, thërriti Vilson Tafçiun të dalë jashtë lokalit dhe e qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve./a.m/noa.al