Transmetuar më 27-12-2019, 10:59

Një shpërthim eksplozivi u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një pikë për transfertat e parave në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të murit rrethues të objektit në fjalë.

Mësohet se pika e transfertave është në pronësi të Përparim Kalbaj, i cili rezulton person me precedentë penalë dhe më konkretisht i kapur me kokainë.

Dyshohet se shpërthimi është bërë në formë kërcënimi për tropojanin, për prishje të pazareve mes tij dhe personave të tjerë.

Sakaq nga ana e policisë janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës për të rënë më tej në gjurmët e autorëve.

47-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në 16 shkurt 2018, bashkë me tre persona të tjerë në një loto sport në zonën e ish-Bllokut, me 277 gramë kokainë. /a.y/noa.al

Shpërthim në Tiranë, i vihet lëndë plasëse një pike të transfertave monetare

Shisnin kokainë në zonën e ish-Bllokut, një vajzë mes 4 të arrestuarve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd