Transmetuar më 27-12-2019, 10:12

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Tiranë.

Policia njofton se lënda plasëse është vënë afër murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet.

Mësohet se lënda plasëse i është vënë objektit në pronësi të shtetasit me iniciale P. K., dhe në afersi të banesës në pronësi të po këtij personi duke shkaktuar vetëm  disa dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd