


Dalin detaje të reja lidhur me krimin e dyfishtë të ndodhur mesditën e sotme para poliklinikës në Patos, ku një person vrau me armë zjarri dy të rinj.
Si të dyshuar për ngjarjen policia arrestoi Martin Skëndaj, i cili ekzekutoi 22-vjeçarin Elis Kapaj dhe plagosi rëndë 26-vjeçarin Manol Rrapaj, i cili ndërroi jetë pak më vonë në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 të kësaj të enjteje, ku në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, Skëndaj qëlloi me armë zjarri drejt dy të rinjve, duke ju marrë jetën.
Por me kalimin e orëve është zbuluar edhe motivi i krimit. Skëndaj, kishte shkuar përt tu sqaruar me Rrapaj, për të cilin kishte mësuar se ishte i dashuri i motrës.
Por në debat e sipër, i riu i cili punonte si gardian, ka nxjerr armën duke qëlluar drejt 26-vjeçarti dhe shokut të tij.
Paraprakisht bëhet me dije se motra e të arrestuarit kishte krijuar një lidhje me Manol Rrapaj, ndërkohë që para pak kohësh ishte divorcuar.
Për shkak se familjarë të të dyshuarit dhe viktimave po merren në pyetje, detajet lidhur me ngjarjen pritet të mësohen në vijim. /a.y/noa.al
U qëlluan për vdekje sot në Patos, motivet të paqarta/ Autori, gardian burgu
Çfarë ndodhi në Patos, kush është personi që vrau dy vetë/ Emrat e viktimave
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





