Transmetuar më 19-12-2019, 12:40

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Patos.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri para poliklinikës së qytetit.

Policia duke dhënë informacion mbi krimin, thotë se ka kapur në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një person i vrarë 22-vjeçari Elis Kapaj dhe i plagosur, 26-vjeçari Manol Rrapaj, që të dy nga Patosi, me banim në fshatin Kashisht dhe Kuqa.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një person i vrarë dhe një i plagosur, i cili ka ndërruar jetë pak më vonë në spital.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd