

Dalin detaje pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Patosit, ku dy të rinj u qëlluan për vdekje, si pasojë e një konflikti me armë.
Konflikti ndodhi në ambientet e Poliklinikës, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar Martin Skëndaj.
Dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve rivale, çka ka degjeneruar më pas në nxjerrjen e armëve, dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë.
Autori qëlloi drejt tyre, ndërsa Elis Kapaj ka vdekur në vend dhe Manol Rrapaj vdiq gjatë rrugës për në spital. Policia nuk dha asnjë motiv për ngjarjen, por mësohet se personi që i ka qëlluar për vdekje ishte gardian burgu, në burgun e Fierit.
Ai pas një sherri paraditen e sotme, dyshohet se i qëlloi me armën e shërbimit.
Një grup hetimor po heton ngjarjen, por nuk është e qartë nëse krimi lidhet me ndonjë mosmarrëveshje të kaluar, apo ka degjeneruar sot pas një konflikti çasti.
Njoftimi i policisë:
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





