Transmetuar më 18-12-2019, 12:23

Me një gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Kryeministri Edi Rama tha se ligji “anti-shpifje” nuk është për të mbrojtur veten, por shoqërinë.

“Kujt ja tregojnë këta lirinë e shprehjes? Shohin Peçi Vasilin që iu solidarizohet, ai që në shtatë fjalë, gjashtë i ka sharje dhe shpifje. Po bëjmë ligje që të mbrojmë ne veten nga Peçi Vasili dhe Peçi Vasili është hero i fjalës së lirë?! Apo Artur Zheji që e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tashmë thotë se do largohem nga Shqipëria! Çfarë është liria e fjalës? Jo vetëm e drejtë, por edhe përgjegjësi. Unë me këta këtu, jetoj dhe mbijetoj edhe 10 vite të tjera”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ligji është kufizimi i lirësë për të shpifur dhe se kush merr përsipër të shkruajë, duhet të ketë fakte.

“Është dhe heroi Mark Marku që nuk lë fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, i cili kërcënoi se do i thyejë kokën me shishe. Ky është profesori i letrave që duhet markuar me pullë të kuqe por që ka lirinë që të thotë çfarë do. Ligji nuk është për të çuar para autoritetit Mark Marku, por që publiku të mësojë më shumë mbi gjithë atë që thuhet”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai shtoi se nëse nuk marrin përsipër që të heqin artikullin, si mund të lejohen.

“Si organizata e Mero Bazes, që e ka edhe ai që e përdor për të ngritur ndonjë çështje, se kur e shohin ata andej që organizata po ankohet nuk shohin kush është organizata po ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rreme si profilet false në Facebook. Apo si ata që dalin tek ‘Rai 3’ dhe flasin për burgjet që janë mbushur me gazetarë, për censurën dhe hatanë që bëhet këtu, të censuruar janë ata që kanë të drejtë", tha Rama.

Në vijim shtoi se gra dhe vajza hidhen në tezgat e këtyre si prostituta, shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdut, matrapazë e kusar, nga mëngjesi, në darkë.

Ai e cilësoi situatën aktuale të mediave si xhungël skllevërish të pasiguruar të cilët merren në punë sot e nxiren në rrugë nesër, dhe si xhungël që merr para pafund lart e poshtë dhe nuk paguan asnjë detyrim.

“Do rregullojmë me ligg xhunglën, ky ligj nuk e cenon asnjë fije të drejtën e shprehjes dhe për të dhënë lajme nga të gjitha burimet e mundshme, por garanton mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tua Rudina Hajdari, kur të ngrenë dhe të ulin sipas qejfit. Për njerëzit e familjes time më bën përshtypje, jo për veten, se nuk mësohet dot. Për atë ambulancën që detyrohet që të çojë nënën time në spital. Mjafton të vësh një foto a një logo në një faqe të Facebook dhe ta quajnë televizion”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al

Rama, gazetarëve: Nëse do ju kapte ligji, do ishit të mbytur me borxhe! Shkelës të të drejtave

“Rama takes it all!” Mesazhet e gazetarëve në protestën kundër “anti-shpifjes”

“Rama takes it all!” Mesazhet e gazetarëve në protestën kundër “anti-shpifjes”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd