















Qysh prej orëve të para të ditës së sotme, gazetarët bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë para Parlamentit kundër paketës “anti-shpifje”.
Me pankarta në duar, ata përcjellin mesazhe kundër votimit të draftit, i cili është parashikuar të miratohet në seancën e sotme parlamentare.
Ndër mesazhet më të spikatura janë “Rama takes it all!” (Rama i merr të gjitha); Mos na prek fjalën; Jo polici fjale; Që do bëhesh opozitë, ky nuk është fake news; Kush kontrollon median, kontrollon mendjen; Pas timonit dhe tepsisë, lapsin dhe mikrofonin; S’mund ti mbyllin gojën medias, një Kryeministër palaço, një Kuvend klloun, një opozitë që hesht etj.
“Ky ka qenë rasti unik në historinë 30-vjeçare shqiptare ku një numër i madh organizatash ndërkombëtare, dhe dy sindikatat e huaja, kanë bërë deklarata në mënyrë të përsëritur duke i bërë thirrje qeverisë të tërheqë projektligjet. Në botën demokratike nuk mund të ketë polic për median. Një institucion nuk mund të kontrollojë mediat”, tha Erebara nga protesta. /a.y/noa.al
Paketa “anti-shpifje”, Bushati kundër vendimit të PS: Po nxitohemi, të shtyhet votimi
Kuvendi nis seancën, gazetarët në protestë kundër “anti-shpifjes”: Paketa të tërhiqet tani
https://www.facebook.com/noanews/videos/2433595790102236/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





