










Ka nisur seanca parlamentare e ditës së sotme, gjatë së cilës pritet të miratohet paketa “anti-shpifje” e cila ka në fokus rregullimin e funksionimit të mediave.
Por paralelisht me seancën, në ambientet e jashtme të Parlamentit gazetarë të shumtë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm, janë mbledhur në protestë.
Me pankarta në duar, ata kundërshtojnë miratikin e paketës “anti-shpifje”, duke e cilësuar si cenim të lirisë së fjalës.
Enton Abilekaj tha se “Ne nuk duam që media të futet nën thundër, e gjithë paketa duhet të tërhiqet tani”.
Ndërsa Aleksandër Çipa tha se mënyra sesi është konceptuar dhe ristrukturuar ky draft është e gabuar metodologjikisht sepse vetë mënyra sesi do funksionojë Autoriteti i Mediave Audiovizive, nëpërmjet bordit të saj dhe përmes këshillit të ankesave nuk ka asgjë më shumë sesa brendinë e funksionimit të një agjencie censure.
“Kjo shpërfill të gjitha mundësitë dhe kapacitetet vetërregulluese që ka në mjedisin mediatik shqiptar brenda entitetit të gazetarëve dhe editorëve shqiptarë”, deklaroi Çipa. /a.y/noa.al
https://www.facebook.com/noanews/videos/2433595790102236/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





