
“Temë e nxehur artificialisht!” Kështu e cilësoi Kryeministri Edi Rama, protestën e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile kundër paketës “anti-shpifje”.
Duke folur sot në Parlament teksa pritet miratimi i paketës, ai tha se ndodhemi përballë një turme që nuk lexon.
“Në 42 shtete të OSBE, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Në 20 shtete fyerja dhe shpifja dënohen me burg. Gjermania parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen, dhe është kodi më më i rëndë dhe… rastësist është vendi ku ka më pak shpifje dhe fyerje”, u shpreh Rama.
Në këtë linjë tha se nëse do të vepronte shpifja ata që janë te dera (gazetarët), do të ishin të mbushur me borxhe.
“Nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë të dera e Parlamentit, ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar detyrimet si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës së të drejtave të njeriut", tha Rama.
Kreu i qeverisjes e cilësoi “anti-shpifjen” një domosdoshmëri për të garantuar të drejtat e individit dhe mundësinë për të reaguar ligjërisht ndaj cenimit publik të dinjitetit personal apo shantazhit për shkak të detyrës ose sipërmarrjes në treg, pa cenuar aspak lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e burimeve të informimit.
Duke iu drejtuar gazetarëve lidhur me situatën e tërmetit, ai tha se janë po ata që thoshin se qeveria fsheh mbi 100 të vdekur nga morgu i spitalit.
Sipas tij, në SHBA Byroja e Hetimit ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo lloj website dhe çdo lloj përmbajtje që konsiderohet cënuese në shumë aspekte. /a.y/noa.al
“Rama takes it all!” Mesazhet e gazetarëve në protestën kundër “anti-shpifjes”
Paketa “anti-shpifje”, Bushati kundër vendimit të PS: Po nxitohemi, të shtyhet votimi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





