Transmetuar më 10-11-2019, 10:29

Zbulohet identiteti i plotë i dy vajzave adoleshente që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Bërzhitë të Tiranës, si dhe i drejtuesit të mjetit. Mësoht se bëhet fjalë për dy 17-vjecaret Denada Tarja dhe Suada Seranin.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’ me targa aa044 LN, Françesk Shaba si dhe dy adoleshentë të tjerë, shtetasit me inicialet O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç, të cilët ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Sipas të dhënave paraprake drejtuesi i mjetit, Françesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M. drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij.

Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dalë nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Momentalisht i riu ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.

Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Policia njofton se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/

Aksidenti me dy të vdekur në Tiranë, të rinjtë ktheheshin nga ditëlindja, shoferi pa patentë

Tragjedi rrugore në Tiranë, shuhen dy vajza në aksident, plagosen 3 adoleshentë