Transmetuar më 10-11-2019, 09:45

Detaje të tjera dalin në dritë nga aksidenti tragjik që u regjistrua natën e shkuar ku humbën jetën dy vajza 17 vjeçare dhe u plagosën tre të rinj të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital.

Sipas të dhënave paraprake drejtuesi i mjetit me targë AA044 LN, Françesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M. drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij.

Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dalë nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.

Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Policia njofton se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/