Transmetuar më 10-11-2019, 09:00

Një tragjedi rrugore është ajo që ndodhi në orët e para të këaj të diele në afërsi të Tiranës.

Dy vajza të mitura humbën jetën kurse tre adoleshentë po luftojnë me vdekjen në spital.

Ngjarja ndodhi në orën 01.00 të së dielës në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë.

Automjeti me drejtues shtetasin F. SH., 18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Në makinë ndodheshin adoleshenti që e drejtonte, dy djem të mitur dhe dy vajzat ende në moshë të vogël.

Si pasojë e lagështirës, djaloshi ka humbur drejtimin e mjetit.

Kjo ka shkaktuar aksidentin e frikshëm që shihni në foto, ku kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret, vajza në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH., së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç kanë mbetur të plagosur.  Ata janë dërguar në SQU ku ndodhen ende nën kujdesin mjeksor.

Policia dhe  grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendngjarje thanë se po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/