Minutë pas minute/ Toka nuk i ndalon lëkundjet, tjetër tërmet 3.4 ballë
Transmetuar më 22-09-2019, 09:24

Toka shqiptare duket se nuk i ndalon lëkundjet, pas tërmetit të pasdites së djeshme me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter i cili shkaktoi panik të madh dhe dëmtime të shumta.

Vetëm pak minuta më parë, në orën 09.05 të mëngjesit të sotëm u shënua lëkundja më e fundit e tërmetit.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës rihter, 2 kilometër në veri të Durrësit.

Tërmeti ka patur një thellësi prej 20 kilometër.

Më herët një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës rihter, u shënua në orën 08.25. Epiqendra e tërmetit ishte në 32 kilometër thellësi dhe 9 kilometër në veri të Durrësit.

Po në orën 06.46 të mëngjesit të sotëm, u shënua një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter në 15 kilometër thellësi.

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës rihter u shënua në 02.28 pas mesnate, duke krijuar panik mes banorëve, me epiqendër po në Durrës në 60 kilometër thellësi.

Në orën 00.07 u shënua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, duke bërë që njerëzit të dalin nga banesat.

Sakaq lëkundje të tjera me intensitet më të vogël ka pasur gjatë gjithë natës, por të kategorisë rreth 3 ballë, duke mos u cilësuar problematike.

Lëkundja më e fuqishme e tërmetit u shënua rreth orës 16.00 të kësaj të shtune me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter. /a.y/noa.al

Situata e tërmeteve, Rama thërret në takim prefektët, kryebashkiakët dhe ministrat

Toka nuk gjen qetësi as gjatë natës, lëkundja më e fundit e tërmetit në mëngjes

Tërmeti 6 ballë pas mesnate, edhe ministri Sandër Lleshaj trembet në mbledhjen live të Qeverisë

Bilanci i fundit/ 105 persona të lënduar nga tërmetet, 130 shtëpi dhe 7 pallate të dëmtuara

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.

Loading...
Loading...