Bilanci i fundit/ 105 persona të lënduar nga tërmetet, 130 shtëpi dhe 7 pallate të dëmtuara
Transmetuar më 21-09-2019, 23:30

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit këtë të shtunë në Shqipëri, shkaktuan jo pak panik dhe tmerr te banorët.

Nga lëkundjet e tërmetit ditën e sotme, mësohet se 105 persona kanë shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet gjithashtu se 7 pallate janë dëmtuar në Tiranë dhe Durrës.

Rreth 130 banesa janë dëmtuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit. Fatmirësisht, deri në mbrëmje, nuk ka të dhëna për viktima.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raporton për 105 të lënduar dhe të plagosur lehtë në Durrës dhe në Tiranë.

“Në këto spitale kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës“, njoftoi Ministria e Shëndetësinë në orën 21:30.

Dëmet nga tërmeti sipas zonave

-Qarku Tiranë. Dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, Komunën e Parisit, njësia administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë,

-Në qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra.

-Në bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa.

-Në qarkun Dibër, bashkia Klos, njësia administrative Xibër raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar.

-Në bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar.

-Në qarkun Lezhë, në qytet ka dëme të lehta në 4 banesa.

-Në qarkun Fier, janë shënuar 4 banesa të dëmtuara lehtë në Bashkinë Lushnje, dhe njësinë administrative Fier Shegan, por ajo që është e rëndësishme, pak më parë u konfirmua që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës.

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.

Loading...
Loading...