Transmetuar më 09-07-2019, 09:42

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.7 të Korçës, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë Gramoz Nako, 57 vjeç, zbardhet ngjarja.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij Sefedin Zenellari, 71 vjeç, banues në Korçë.

I moshuari mëngjesin e sotëm në momentin kur efektivët e policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij, ku jetonte i vetëm.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Noa.al mëson se viktima Gramoz Nako, e kishte Zenellarin, vëllanë e së shoqes.

Nuk dihen ende rrethanat e krimit, teksa Nako kishte pak ditë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me të shoqen.

Dyshohet se vrasja e Nakos mund të ketë ndodhur për ta grabitur, pasi familjarët pretendojnë se i janë marrë disa mijëra dollarë nga xhepi./a.y/noa.al

Korçë, vritet me armë zjarri emigranti i sapo kthyer nga Amerika

Vritet nje person brenda shtëpisë, sapo ishte kthyer nga Amerika

E vranë pas kthimit nga Amerika, vetëvritet kunati i viktimës