Transmetuar më 09-07-2019, 09:14

Vetëvritet kunati i viktimës i cili u ekzekutua me armë zjarri në banesën e tij, mbrëmjen e kësaj të hëne, pak ditë pasi ishte kthyer nga Amerika.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm i ka dhënë fund jetës kunati i 57-vjeçarit Gramoz Nako, i cili u vra me armë zjarri brenda banesës së tij.

Rrethanat e vetëvrasjes së Sefedin Zenellarit janë ende të paqarta. Policia konfirmoi se autori i dyshuar i vrasjes së Nakos, është kunati i tij Sefedin Zenellari, 71 vjeç, banues në Korçë.

I moshuari mëngjesin e sotëm në momentin kur efektivët e policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, trupi i pajetë i Nakos, u gjet nga e shoqja.

Mësohet se Nako ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa në Shqipëri kishte ardhur me të shoqen për të parë vëllanë e sëmurë.

Lidhur me rrethanat e të dyja ngjarjeve, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Korçë, vritet me armë zjarri emigranti i sapo kthyer nga Amerika

Vritet nje person brenda shtëpisë, sapo ishte kthyer nga Amerika