Transmetuar më 09-07-2019, 07:33

Një krim tronditës është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës, ku një person është vrarë me armë zjarri brenda banesës së tij.

Viktima është 57-vjeçari Gramoz Nako, i cili prej pak ditësh ishte kthyer për pushime nga Amerika, ku dhe jetonte prej vitesh.

Dyshohet se ai është vrarë nga disa persona të cilët kanë shkuar për të grabitur në banesë, ps dyshimeve se viktima kishte para duke qenë se jetonte në SHBA.

Trupi i pajetë u gjet nga e shoqja e cila vuri kujën dhe lajmëroi policinë.

Mësohet se Nako ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa në Shqipëri kishte ardhur me të shoqen për të parë vëllanë e sëmurë.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të hënës, nga ana e policisë hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al