Transmetuar më 12-06-2019, 11:41

Tre persona u arrestuan nga policia e Vlorës, si të dyshuar për vrasjen e kësaj të marte, ku u ekzekutua administratori i Njësisë Administrative Kotë, në Vlorë, Argjil Gjoka.

Ngjarja ndodhi pasi Gjoka ndërhyri për të shuar një konflikt mes tre personave gjatë punimeve të një rruge në një zonë rurale.

Viktima u qëllua me armë teksa kishte shkuar për të sqaruar debatin mes punonjësit të fadromës me banorët e fshatit.

Lidhur me ngjarjen, policia tha se rreth orës 14:20 të kësaj të marte, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, mbeti i plagosur Arif Bejtaj, 19 vjeç dhe Argjil Gjoka, 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit humbi jetën në spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar të cilët i shihni në fotografi Namik Bejtaj, 30 vjeç, Jaçe Bejtaj, 22 vjeç dhe i plagosuri Arif Bejtaj, 19 vjeç, që të tre me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Mersin Bejtaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Festim Osmeni, 70 vjeç dhe A. Osmeni, 65 vjeç, por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al

Zbardhet vrasja e administratorit të njësisë Kotë, kush janë tre të arrestuarit

Kota merr jetën e administratorëve një pas një

U plagos gjatë një konflikti, ndërron jetë kreu i njësisë administrative në Kotë