Transmetuar më 12-06-2019, 08:56

Policia e Vlorës thotë se ka zbardhur vrasjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u ekzekutua administratori i Njësisë Administrative Kotë, në Vlorë, Argjil Gjoka.

Ngjarja ndodhi pasi Gjoka ndërhyri për të shuar një konflikt mes tre personave gjatë punimeve të një rruge në një zonë rurale.

Pikërisht në këto momente u qëllua me armë zjarri nga një prej personave të përfshirë në konflikt dhe humbi jetën në spital.

Lidhur me ngjarjen, policia tha se rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, mbeti i plagosur Arif Bejtaj, 19 vjeç dhe Argjil Gjoka, 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar Namik Bejtaj, 30 vjeç, Jaçe Bejtaj, 22 vjeç dhe i plagosuri Arif Bejtaj, 19 vjeç, që të tre me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Mersin Bejtaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Festim Osmeni, 70 vjeç dhe A. Osmeni, 65 vjeç, por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al

Kota merr jetën e administratorëve një pas një

U plagos gjatë një konflikti, ndërron jetë kreu i njësisë administrative në Kotë