Transmetuar më 05-06-2019, 11:37

Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” ku flitet për blerje votash në favor të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, nga Astrit Avdylaj i bandës së Shijakut, flitet edhe për blerje votash.

Në një nga bisedat, Avdulaj, flet në telefon me kryetarin e Partisë Socialiste të Shijakut, Elton Arbana, ku i kërkon që të lidhet me kreun e Inspektorit Urbanistik Kombëtar të Durrësit, pasi ka vënë një gjobë prej 5 milionë lekësh, madje i thotë se “ka shkuar shumë thellë”.

Kujtojmë se Arbana, është kandiduar nga Rama për Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk dihet se cilat do të jenë zhvillimet pas këtyre përgjimeve.

Përgjimet

Elton Arbana: Astrito…

Astrit Avdylaj: Ça bone, si ja kalove?

Elton Arbana: Mirë me mirë, ti mirë? Ja tu bo një lojë letra me çunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë? A e njef atë drejtorin e INUK-t ti e?

Elton Arbana: E njof mo, Dallandyshja…

Astrit Avdylaj: Ore leje Dallëndyshen ti, këtë të Durrësit.

Elton Arbana: Artur Çela, i Bashkisë së Durrësit, i Vangjushit.

Astrit Avdylaj: Po merre o vëlla se s’ka qenë aty Vangjushi, ka shku ka vënë gjoba në fermë të Sukthit. Merre o vlla, thuj o by***ir thuj ke shku aty ke vënë gjoba ka 5 milionë. Vangjushi s’është aty është në Zvicër ne Edin.

Elton Arbana: Ke nai emër konkret? Kujt i ka vënë?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret? Thuj ke vonë gjoba në Fermë, ktheje gjobë. Se nuk është aty Vangjushi. Je tu bo gabim thuj or pis.

Elton Arbana: E mor unë tani direkt. E more vesh që më hoqën mua para na një javë.

Astrit Avdylaj: Unë se di kur kush si qysh tek

Elton Arbana: Më hoqën isha unë tek INUK, bëra dhe unë si këto edhe më hoqën fare.

Astrit Avdylaj: Nuk e di unë, po merre atë thuaj se Vangjushi është në Zvicër me Edi Ramën dhe s’du me e marr vetë. /a.y/noa.al

Përgjimi i “Bild”, Avdylaj presion për Dakon: O të na japin votën, ose të ikin nga puna

"Ke takuar Ramën, je kënaqur", “Bild” publikon audio-përgjimet Dako-Avdylaj

Përgjimet e “Bild”, Avdulaj: Do takohemi të fusim Lirin për deputet

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd