Transmetuar më 05-06-2019, 09:50

Gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ ka publikuar një audio-përgjim mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylaj, një prej anëtarëve të bandës së Shijakut.

Bëhet fjalë për përgjime ku aludohet se diskutohet lidhur me blerje votash.

Gjithçka lidhur me hetimet për dosjes ‘339’, lidhur me fushatën elektorale të vitit 2017 dhe përgjimet mund ti dëgjoni këtu.

Pjesë nga përgjimet

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndenjtur jeni kënaqur.

Vangjush Dako: Ça bone…

Astrit Avdylaj: Ça bëhet?

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje.

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë.

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë.

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd