Transmetuar më 05-06-2019, 11:20

Në një tjetër përgjim të publikuar nga gazeta gjermane ‘Bild’ dëgjohet se si anëtari i bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj, ndërhyn për të zgjedhur kandidatin e Partisë Socialiste për deputet dhe konkretisht Ilir Ndraxhin.

Për këtë Avdulaj telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin, ku i thotë se do takohen me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, për të futur emrin e Ndraxhit në listën e kandidatëve për deputet. Në audio Ilir Ndraxhi thirret si “Liri”.

Përgjimet

Astrit Avdylaj: Alo!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo…

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?

Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po?

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vëllai i Lirit dhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëherë, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që… më kupton?

Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak, pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli… e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesh edhe ti me këto më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao! /a.y/noa.al

Përgjimi i “Bild”, Avdylaj presion për Dakon: O të na japin votën, ose të ikin nga puna

"Ke takuar Ramën, je kënaqur", “Bild” publikon audio-përgjimet Dako-Avdylaj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd