Transmetuar më 01-04-2019, 15:03

Rreth 91 kilogramë marijuanë janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptarë, ndërsa u vu në pranga edhe një 60-vjeçar grek.

Droga u kap në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.

Policia ndaloi mjetin që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën 56 pako me 91 kg e 200 gram marijuanë.

Veç marijuanës u sekuestruan edhe 170 euro dhe një telefon celularë. Policia ka vënë në pranga shtetasin grek.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd