

Tre persona janë arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku u përfshinë njerëz të Agron Kapllanaj me hetues të BKH-së dhe Forcave te Operacionales.
Në pranga kanë rënë Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku.
Motivi dhe dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë pasi të dhënat janë kontradiktore.
Policia, në një deklaratë, mbrëmë vonë, tha se forcat Operacionale dhe hetuesit e BKH-së ishin goditur për shkak të detyrës.
"Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.", thuhej në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd