Transmetuar më 29-03-2019, 10:00

Dalin detaje të tjera lidhur me grabitjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Policia thotë se rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” Agron Shima, rreth 50 vjeç pronar i një pike këmbimi valutor, ka qenë duke lëvizur me motor.

Ai është goditur me mjete të forta nga dy persona, të cilët i kanë marrë një shumë të madhe parash, të cilat i kishte me vete në çantë.

Mendohet se shuma e grabitur është afro 60 mijë dollarë.

Nga reagimi në kohë i policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Aktualisht shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Sakaq pronari i exchange, u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Po mëngjesin e sotëm edhe në Korçë u grabit një pikë transfertash parash. /a.y/noa.al

Grabitet pika e transfertave të parave në Korçë, merret një shumë e konsiderueshme parash

Tentohet të grabitet pronari i një pike këmbimi valutor, mbetet i plagosur