Transmetuar më 29-03-2019, 09:23
Momenti i arrestimit te nje prej te dyshuarve

Grabitet pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave”.

Shtetasi Agron Shima, rreth 50 vjeç pronar i një pike këmbimi valutor, ka qenë duke lëvizur me motor.

Ai është goditur me mjete të forta nga dy persona, të cilët i kanë marrë një shumë të madhe parash, të cilat i kishte me vete në çantë.

Nga reagimi në kohë i policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Aktualisht shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd