
Grabitet një pikë transfertash parash, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të premteje, në lagjen nr. 10.
Një person i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një thike, ka marrë një sasi lekësh pranë një pike transferte parash.
Paraprakisht dyshohet se shuma e marrë është 2500 euro dhe rreth 1 milion lekë të vjetra.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kjo është grabitja e dytë e ditës së sotme, pas asaj të ndodhur në Tiranë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





