Transmetuar më 21-03-2019, 13:56

Kanë lënë ambientet para Parlamentit për t’iu drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ish-deputetë të opozitës dhe mbështetës të tyre pas afro tre orë e gjysmë protestë, kanë vendosur që të marshojnë drejt policisë së kryeqytetit.

Gjithçka pas thirrjes së ish-deputetit demokrat Flamur Noka, për shkak se i informoi se janë shoqëruar në polici protestues të shumtë.

Por në hyrje të godinës së policisë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe demokrati Flamur Noka, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi nuk janë lejuar që të hyjnë brenda, ku pas afro gjysmë ore janë futur në Drejtorinë e Policisë.

Sakaq protestuesit kanë thirrur në kor “Polici e krimit”, “Polici e leshit” (duke ironizuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi), “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë ministri i Brendshëm”.

Më herët në mënyrë të përsëritur protestuesit u përplasën me policinë para Parlamentit, duke shënuar momente tensioni. Por ndryshe nga protestat e tjera, në të sotmen, e cila është e gjashta e opozitës, është përdorur vetëm një herë gaz lotsjellës.

Nga ana e tyre protestuesit nuk kanë kursyer shashkat dhe flakadanët drejt policisë dhe oborrit të parlamentit.

Sakaq Garda e Republikës i ka drejtuar një thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, duke thënë, “Merrni masa të menjëhershme për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme. Po dëmtohen punonjësit e policisë. Policia do të ndërmarrë masa për shpërndarjen e tubimit”.

Në fjalën e saj nga protesta, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se opozita e mbështetur nga qytetarët nuk do të bëj asnjë hap mbas.

Në protestën e sotme mungon kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë në Bruksel, për takime të nivelit të lartë lidhur me situatën në vend. /a.y/noa.al

Nga mësymja drejt Parlamentit, protestuesit ndryshojnë strategji

Drejt Parlamentit, protestuesit shtytje dhe shashka. Garda: Policë të lënduar, do ketë masa

Kryemadhi: Asnjë hap pas! Protestuesit konfrontohen me policinë

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjonit i hidhet bojë

U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Akt rrugaçëror! S’bëhem deputet që ti bëj fresk qeverisë

Të kandiduar nga LSI, betohen në Parlament tre deputetët e rinj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd