





Është tensionuar protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, ku protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë.
Po ashtu nga ana e efektivëve të policisë, është përdorur ujë me autobote drejt tyre fillimisht, ndërsa më tej është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Gjatë protestës simpatizantët e opozitës kanë thirrur në kor “Rama ik!”, si dhe kanë hedhur shashka drejt policisë, ku dhe janë shtyrë mes tyre duke tentuar të depërtojnë në Parlament.
Por teksa kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet jashtë shtetit, protesta e sotme prihet nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Sakaq policia i ka bërë thirrje organizatorit të protestës Gazment Bardhi që të largohen protestuesit me maska.
“Z.Bardhi, në mes të protestuesve keni njerëz që mbajnë maska. Si organizator i tubimit ju bëjmë thirrje të merrni masa për largimin e tyre nga tubimi”, thotë policia. /a.y/noa.al
Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjonit i hidhet bojë
U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Akt rrugaçëror! S’bëhem deputet që ti bëj fresk qeverisë
Të kandiduar nga LSI, betohen në Parlament tre deputetët e rinj
LIVE/ Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë para Kuvendit on Vidnews.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





