Transmetuar më 21-03-2019, 12:41

Pas momenteve të tensionit dhe shtytjeve me policinë gjatë protestës para Parlamentit, opozita ndryshon strategjinë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ish-deputetët e saj dhe ata të Partisë Demokratike, kanë ndryshuar strategjinë.

Ata janë ulur këmbëkryq, duke thirrur në kor “Rama ik!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha për mediat se ulja këmbëkryq është shenjë e qëndrueshmërisë së protestës dhe zhvillimit paqësor të saj.

Më herët në mënyrë të përsëritur protestuesit janë përplasur me policinë, duke shënuar momente tensioni. Por ndryshe nga protestat e tjera, në të sotmen, e cila është e gjashta e opozitës, është përdorur vetëm një herë gaz lotsjellës.

Nga ana e tyre protestuesit nuk kanë kursyer shashkat dhe flakadanët drejt policisë dhe oborrit të Parlamentit, ku dhe kanë tentuar të hyjnë.

Sakaq Garda e Republikës i ka drejtuar një thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, duke thënë, “Merrni masa të menjëhershme për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme. Po dëmtohen punonjësit e policisë. Policia do të ndërmarrë masa për shpërndarjen e tubimit”.

Në fjalën e saj nga protesta, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se opozita e mbështetur nga qytetarët nuk do të bëj asnjë hap mbas.

Në protestën e sotme mungon kryedenmokrati Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë në Bruksel, për takime të nivelit të lartë lidhur me situatën në vend. /a.y/noa.al

Kryemadhi: Asnjë hap pas! Protestuesit konfrontohen me policinë

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjonit i hidhet bojë

U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Akt rrugaçëror! S’bëhem deputet që ti bëj fresk qeverisë

Të kandiduar nga LSI, betohen në Parlament tre deputetët e rinj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd