
Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që pati me strukturat e partisë në Shkodër, i është përgjigjur delegacionit të Parlamentit Europian, i cili ishte në Tiranë dhe gjatë konferencës përmbyllëse kritikoi bojkotin.
“Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri. Unë Lulzim Basha dhe gjithë qytetarët e ndershëm jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat evropiane në Shqipëri”, u shpreh Basha.
Ai shtoi gjithashtu se “A do të pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre një Kryeministër që vjen me krimin, qeverisë për krimin në vend që ti shërbejë popullit? A do të pranonit vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me PPP korruptive? A do të pranonit bashkëqeverisjen me bandat që terrorizojnë qytetarët? A do të pranonin mjerimin ekonomik, varfërinë, mungesën e shpresës dhe emigracionin? Askush nuk e pranon këtë për veten e tyre”.
Ai deklaroi se është radha e opozitës për të bërë sakrificë, për t’iu bashkuar vlerave të Europës. /a.y/noa.al
Fleckenstein shprehu zhgënjim prej saj, Kryemadhi: Shqipëria është e shqiptarëve
Fleckenstein: I zhgënjyer nga deklaratat e Kryemadhit!
Shefi i delegacionit të PE në Tiranë: Bojkoti i dëmshëm, interesa partiake
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





