Transmetuar më 28-02-2019, 11:30
Monika Kryemadhi, Knut Fleckenstein

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka një reagim, pasi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh i zhgënjyer prej saj.

“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan shkurt Kryemadhi.

Ky qëndrim i kryetares së LSI vjen pasi Fleckenstein, shprehu zhgënjim lidhur me deklaratat e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë konferencës së paradites së sotme me delegacionin e PE.

“U befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se europianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili”, deklaroi Fleckenstein. /a.y/noa.al

Fleckenstein: I zhgënjyer nga deklaratat e Kryemadhit!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd