Transmetuar më 28-02-2019, 10:54
Delegacioni i PE gjate konferences

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, shpreh zhgënjim lidhur me deklaratat e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Gjithçka lidhur me fjalët e saj ku kërkoi ndryshim qeverie, por se ndërkombëtarët nuk e kuptojnë këtë.

“Ky nuk është problemi ynë. Nuk kemi dyshim që ky Kuvend do të vazhdojë rrugëtimin, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, por do të shikojmë, se cili do të jetë vendimi që do të merret në qershor. Ndoshta disa prej jush e mbani mend kur unë kam ardhur me Eduard Kukan, ka qenë bojkot i opozitës në Kuvend dhe asgjë nuk ka ndryshuar, më vjen keq për djegien e mandateve, pra bojkot nuk është një mënyrë e duhur për ti zgjidhur problemet në vendin tuaj, presim që deputetët të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë në punë”, u shpreh Fleckenstin në konferencën e përbashkët, me delegacionin e Parlamentin Europian.

Ai shtoi se i kuptojnë argumentet e kryedemokratit Lulzim Basha, por tha se

edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë për akuzat, bojkotimi i Kuvendit, nuk është zgjidhje e problemit.

“U befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, e kanë marrë vendimit që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se evropianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre, ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili”, deklaroi Fleckenstein./a.y/noa.al

Shefi i delegacionit të PE në Tiranë: Bojkoti i dëmshëm, interesa partiake

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd