Transmetuar më 28-02-2019, 12:09
Petrit Vasili gjate deklarates

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagon lidhur me deklaratat kritike të delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë, lidhur me vendimin e opozitës për bojkot, por edhe për zhgënjimin e shprehur nga Knut Fleckenstein për kryetaren Monika Kryemadhi.

Ai deklaroi se shprehur se zyrtarët e BE kanë një vështrim të turbullt dhe nuk i shohin qartë blerjen e votave apo aferave të tjara të bëra nga qeveria.

“Ka një dosje ‘339’, e cila prej dy vjetësh mbahet e bllokuar. Publikimin e mbajtjes së bllokuar e ka bërë publike Zëri i Amerikës, e ka bërë Rai2 në Itali dhe mjaft media të tjera botërore, që nuk kanë folur shqip, por kanë folur në anglisht edhe në gjermanisht. Çudi e madhe që këta zotërinj nuk i kanë dëgjuar. Vangjush Dakon e njeh gjithë Shqipëria, Niçen e njeh gjithë Shqipëria, çuditërisht Niçja na duket sikur është pro europian, të cilin e shohi të ketë harresë të plotë nga Fleckenstein”, u shpreh Vasili.

Ai shtoi se krimi elektoral nga përgjimi i antimafias italiane, tregon se 20 milionë euro janë përdorur vetëm për të blerë votën në Tiranë.

Sipas tij, këto nuk janë fakte të opozitës, janë fakte të institucioneve të ngarkuar me ligj për të hetuar.

“Janë dosjet të cilët shteti i kapur i Edi Ramës, i bekuar nga ca europianë jo europianistë rrinë aty dhe nuk flasin”, deklaroi Vasili. /a.y/noa.al

Fleckenstein shprehu zhgënjim prej saj, Kryemadhi: Shqipëria është e shqiptarëve

Fleckenstein: I zhgënjyer nga deklaratat e Kryemadhit!

Shefi i delegacionit të PE në Tiranë: Bojkoti i dëmshëm, interesa partiake

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd