








Pesë makina u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, teksa ishin parkuar në parkimin e një pallati.
Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi makinat janë lyer me benzinë dhe më tej ju është vënë zjarri.
Mendohet se shënjestra e zjarrit ka qenë makina e Genti Sherifit, i cili është drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës.
Zjarri i është vënë makinës së tij tip “Benz” me targa AA 939 LU dhe një “Golf” me targa AA 728 KP, i cili përdorej nga bashkëshortja e tij.
Por flakët janë përhapur më tej duke shkrumbuar edhe tre mjete të tjera të parkuara një “Mercedez ML”, një “BMW” dhe një “Fiat”.
Nga kamerat e sigurisë të ambienteve përreth, rezulton se kanë qenë dy persona të maskuar ata që iu kanë vënë zjarrin mjeteve, ndërsa një tjetër i priste në makinë për tu larguar me shpejtësi. Sakaq pranë mjeteve të djegura janë gjetur edhe dy bidona, të cilët mendohet se kanë qenë me benzinë.
Ndërsa mjetet e Sherifit dyshohen të kenë qenë shënjestra, gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë, duke mos ditur ku të drejtojë gishtin. /a.y/noa.al
Djegia e 5 makinave në Vlorë, dy i përkasin një zyrtari të bashkisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





