Transmetuar më 26-02-2019, 07:55
Pamje nga makinat e djegura

Pesë automjete janë gjetur të djegura në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një parkim në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim.

Nga ana e policisë po merren në pyetje të zotët e mjeteve për të zbuluar më shumë lidhur me ngjarjen.

Po ashtu po hetohet për të zbuluar konflikte të mundshme të drejtuesve të mjeteve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd