







Dalin detaje të reja lidhur me djegien e pesë makinave të parkuara në Vlorë.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po ashtu mendohet se objektivi ka qenë një punonjës bashkiak, Genti Sherifi, për shkak se dy nga makinat e djegura i përkasin atij dhe bashkëshortes.
Mësohet se Sherifi është drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës.
Po ashtu, pranë dy mjeteve janë gjetur edhe shishe me lëndë djegëse, ndërkohë që tre mjetet e tjera dyshohet se janë djegur aksidentalisht si pasojë e përhapjes së flakëve.
Lidhur me këtë ngjarje, policia po heton me synim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





