
Roland Milo, autori i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Sokol Rama është vënë në pranga këtë të mërkurë nga policia e Tepelenës.
Roland Milo është bashkëpunëtor dhe i dyshuar për përfshirjen e 32-vjeçarit në trafikun e lëndëve narkotike. Sokol Rama u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.
Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri.
Babai i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur në polici nga i ati, ndërkohë që rezultonte i dënuar më parë për vjedhje dhe me precedentë penalë.
Dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, ku mendohet se merrej me transportin e lëndës narkotike, ndërkohë që kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt.
Milo, rreth 40 vjeç, nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet punonte aktualisht si shofer i administratorit të Frashërit. Pista kryesore për të cilën po heton policia është prishja e pazareve të drogës./b.l/noa.al/
U gjet i vrarë në makinë dy javë pas zhdukjes, i dyshuar shoku i viktimës
I zhdukur prej dy javësh, i riu gjendet i vrarë brenda makinës së tij
Dy shokë të zhdukur prej dhjetë ditësh në Përmet, kërkime me helikopter
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





