Transmetuar më 16-02-2019, 10:10
Sokol Rama. Roland Milo

Dy persona, shokë me njëri tjetrin rezultojnë të zhdukur prej dhjetë ditësh.

Bëhet fjalë për Sokol Ramën, 32 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës dhe shokun e tij nga Frashëri i Përmetit, Roland Milo rreth 40 vjeç.

Ishin prindërit e Ramës ata që bën të parët denoncimin në polici duke thënë se nga djali, i cili ka dhe dy fëmijë nuk kishin më gjurmë. Më tej u bë denoncimi edhe nga familjarët e Milos.

Nga hetimet e policisë rezulton se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë.

Për gjetjen e të zhdukurve kanë nisur kërkimet me helikopter nga ana e policisë, por ende pa gjurmë.

Dyshohet se zhdukja e tyre mund të ketë lidhje me prishje të pazareve të drogës, teksa mendohet se kanë qenë duke transportuar lëndë narkotike drejt Greqisë. /a.y/noa.al