Transmetuar më 19-02-2019, 13:55
Sokol Rama

Gjendet i vrarë 32-vjeçari Sokol Rama, nga fshati Mamaj i Tepelenës, i cili prej afro dy javësh ishte deklaruar i zhdukur.

Ai është gjetur i vrarë brenda makinës së tij, në fshatin Mbrezhdan të Përmetit.

Babai i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur në polici nga i ati, ndërkohë që rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe me precedentë penalë.

Dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, ku mendohet se merrej me transportin e lëndës narkotike, ndërkohë që kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt.

Krahas Ramës vijon të jetë i zhdukur shoku i tij, Roland Milo rreth 40 vjeç nga fshati Frashër i Përmetit.

Nga hetimet e policisë rezultoi se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë.

Dyshohet se zhdukja e tyre mund të ketë lidhje me prishje të pazareve të drogës, teksa mendohet se kanë qenë duke transportuar lëndë narkotike drejt Greqisë.

Pas gjetjes së trupit të Ramës, policiai ka drejtuar dyshimet lidhur me krimin ndaj Milos. /a.y/noa.al

Dy shokë të zhdukur prej dhjetë ditësh në Përmet, kërkime me helikopter