Transmetuar më 07-02-2019, 08:00
Eva dhe Teodor Lera

Çifti që shikoni në fotografi janë Eva Lera 45 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Teodor Lera 57 vjeç.

Mesditën e kësaj të mërkure, rreth orës 12.00, në katin e parë të një pallati në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, Teodori mbyti të shoqen pas një zënke mes tyre, ndërsa më tej tentoi flijimin duke prerë damarët e dorës me thikë.

Mësohet se prej kohësh çifti kishte konflikte, madje gruaja ishte dhunuar edhe më parë, duke e denoncuar të shoqin për dhunë, për shkak se i kishte çarë kokën.

Por siç thonë fqinjët dhe të afërmit ajo e kishte falur, për hir të fëmijëve, duke u ribashkuar.

Krimi ndodhi teksa në banesë ndodhej edhe vajza e tretë e çiftit, e cila ishte studente në Tiranë. E reja kishte shkuar mëngjesin e djeshëm tek prindërit, pa e ditur gjëmën që do të ndodhte.

Sakaq bashkëshortët Lera kanë edhe dy fëmijë të tjerë të cilët jetojnë jashtë shtetit, njëra vajzë në Amerikë dhe djali në Angli. /a.y/noa.al

Burri që vrau gruan i papunë dhe xheloz, e kishte rrahur dhe herë të tjera Burri vret gruan dhe plagos veten, dalin emrat e bashkëshortëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd