Transmetuar më 06-02-2019, 12:51

Dalin detaje të reja lidhur me krimin në familje të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në katin e parë të një pallati, pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë, në lagjen "Kushtrimi".

Mësohet se viktima është Eva Lera rreth 45 vjeçe, e cila mendohet se është mbytur nga bashkëshorti Teodor Lera, 57 vjeç.

Krimi ka ndodhur pas një sherri në çift, ku paraprakisht mendohet se në banesë ka qenë edhe vajza e çiftit, e cila është studente në Tiranë.

Ndërkohë dy fëmijët e tjerë të çiftit ndodhen jashtë shtetit.

Pasi ka vrarë gruan në gjendje të rënduar psikologjike, i dyshuari  ka prerë damarët me thikë, duke tentuar që ti japë fund jetës.

Si pasojë e plagëve të marra gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që burri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë bazuar në dëshmitë e fqinjëve, burri ka qenë i dhunshëm, madje i dënuar dhe më parë për dhunë në familje.

Po ashtu burri ishte i papunë dhe familja mbahej vetëm prej gruas, e cila shiste rroba të vjetra./a.y/noa.al

Krim në Vlorë, vritet një grua, në gjendje të rëndë një burrë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd