Transmetuar më 06-02-2019, 12:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një krim i rëndë është shënuar mesditën e sotme, pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë. Paraprakisht flitet për një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur.

Mësohet se viktimë ka mbetur një grua, ndërsa burri ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se viktima është Eva Lera rreth 50 vjeçe, e cila mendohet se është mbytur nga bashkëshorti Teodor Lera.

Krimi ka ndodhur pas një sherri në çift, ku paraprakisht mendohet se në banesë ka qenë edhe vajza e çiftit.

Ndërkohë dy fëmijët e tjerë të çiftit ndodhen jashtë shtetit.

Më pas në gjendje të rënduar psikologjike, i dyshuari preu damarët me thikë, duke tentuar që ti japë fund jetës.

Si pasojë e plagëve të marra gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që burri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd