Transmetuar më 06-02-2019, 13:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Burri i cili vrau gruan mesditën e sotme në Vlorë, ishte i papunë dhe të ardhurat e familjes, i siguronte vetëm viktima.

Eva Lera 45 vjeçe, e cila u mbyt nga i shoqi në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi”, e kishte denoncuar në polici edhe më herët të shoqin për dhunë.

Por siç deklarojnë fqinjët, gruaja kishte vendosur që ta falte, për hir të tre fëmijëve që kishin bashkë.

Po ashtu gruaja nuk dilte nga shtëpia, përveçse në punë, në dyqanin pranë banesës, ku shiste rroba të përdorura, pasi i shoqi Teodor Lera 57 vjeç, ishte xheloz dhe i bënte fjalë.

Pas zënkës së radhës në çift, Teodori mbyti të shoqen dhe më tej në gjendje të rënduar psikologjike, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe preu damarët e dorës, në tentativë për ti dhënë fund jetës.

Krimi i cili u shënua rreth orës 12.00 të mesditës së sotme, ndodhi teksa në banesë ndodhej edhe vajza e tretë e çiftit, e cila ishte studente në Tiranë.

E reja kishte shkuar sot në mëngjes tek prindërit, pa e ditur gjëmën që do të ndodhte,

Sakaq bashkëshortët Lera kanë edhe dy fëmijë të tjerë të cilët jetojnë jashtë shtetit. /a.y/noa.al

Krim në familje në Vlorë, vritet gruaja, në gjendje të rëndë burri

Burri vret gruan dhe plagos veten, dalin emrat e bashkëshortëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd