Transmetuar më 05-02-2019, 13:45
Lulzim Basha dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Basha e vlerësoi Kurtin për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Kryedemokrati dhe lideri i Vetëvendosjes, ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e mos cenimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Basha dhe Kurti shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës. /a.y/noa.al

Kurti: Duhet një pranverë mbarëshqiptare, politikanët të jenë nga shtresa e mesme

Rama e bëri ministër, Albin Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena

Albin Kurti i bashkohet protestës së pedagogëve: Fitoret vijnë nga qëndresa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd