Transmetuar më 04-02-2019, 10:37
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është bashkuar protestës së pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, të cilët nisën sot zyrtarisht një grevë pa afat.

Në fjalën e mbajtur para pedagogëve dhe studentëve, ai tha se protesta është kundër privilegjeve dhe se studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim.

“Politika tek ne është arti  i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë. Fitoret edhe në politikë edhe në shoqëri vijnë nga qëndresa. Është e vërtetë që në aspektin e angazhimit tim politik kam filluar me protesta studentore. Në vitet ‘90 në Kosovë ndodheshim në okupimin e Serbisë, e cila kishte hequr nga puna të gjithë shqiptarët. Universiteti i Prishtinës zhvillonte mësimet në shtëpi private, por në vitin 1997 filluam protestat”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se studentët kanë të drejtë, pothuajse çdo herë dhe çdokund, por edhe kur mësimdhënësit janë me ata, kanë më shumë të drejtë.

Sipas tij, monopolet në ekonomi dhe autoritarizmi në politikë janë njëlloj dhe se protestën e studentëve e sheh edhe kundër kësaj skeme politike. /a.y/noa.al

Pedagogët e Shkencave Sociale, nisin grevë pa afat