Transmetuar më 04-02-2019, 10:09

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë nisur ditën e sotme grevën e paralajmëruar.

Kjo grevë vjen pas takimit të së premtes të një përfaqësie pedagogësh me ministren e Arsimit Besa Shahini, ku lektorët thanë se nuk morën përgjigje nga ministrja për kërkesat e tyre.

Ndërsa edhe javën e kaluar nuk u zhvillua mësim, pedagogu Arlind Qorri tha se kjo ka ardhur me kërkesë të studentëve, ndërsa tashmë ka nisur greva e pedagoëve.

Vendimi për grevën është marrë nga Asambleja e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Me anë të grevës së tyre pedagogët kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomi universitare.

Sakaq kësaj greve kanë paralajmëruar se do ti bashkohen pedagogët e Fakultetit të Histori-Filologjisë. /a.y/noa.al

Përfundon afati për Ministrinë e Arsimit, pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevën

Takimi me pedagogët, Shahini: Ultimatumet nuk janë zgjidhje

Pedagogët: Takimi me ministren jorezultativ! Afat deri në darkë, më tej marrim vendim