Transmetuar më 01-02-2019, 17:43

Asambleja e Pedagogëve ka marrë vendimin e radhës, pas përfundimit të afatit një javor që i kishin lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre të mëparshme.

Në një vendim publik, të marrë nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe me pjesëmarrjen e asambleve të UT, kanë vendosur:

“Të nisin grevën e pedagogëve

-T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet

-T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme”, thuhet nw vendimin e tyre.

Ata shprehen të indinjuar nga mungesa e përgjigjes së Ministrisë së Arsimit për kërkesat e tyre dhë në mbështetje të vendimeve të asamblesë së personelit akademik të FSHS të datës 15 janar dhe të takimit të përbashkët të asambleve të UT më 25 Janar. Greva e urisë do jetë pa afat.

Më herët ditën e sotme, Kreu i departamentit të Gazetarisë, Mark Marku në një prononcim për median është shprehur se nga takimi me Besa Shahinin nuk është arritur asgjë dhe se i kanë lënë afat deri në darkë për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

Më tej Marku u shpreh se ministrja u përpoq t’u mbushte mendjen sa i mirë është Pakti për Universitetin./b.l/noa.al/