Transmetuar më 04-02-2019, 22:37

I ftuar në emisionin ‘A Show’ kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se studentët shqiptarë i kanë kërkesat e qarta dhe ka shprehur solidaritetin e tij në takimin që ka zhvilluar me ta.

Kurti u shpreh se vendi ka nevojë për një pranverë shqiptare anembanë kufijve, pasi kemi armikun e brendshëm që është korrupsioni dhe kemi armikun e jashtëm që është Serbia.

"Unë thashë se kemi nevojë për një pranverë shqiptare anembanë kufijve, pasi kemi armikun e brendshëm që është korrupsioni dhe kemi armikun e jashtëm që është Serbia.

Posaçërisht theksova se politikanët duhet të vijnë nga shtresa e mesme.

Mendoj se nuk ka demokraci nëse politika është bërë biznesi më i suksesshëm", u shpreh Kurti./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd